Duke e vlerësuar gjendjen e jashtëzakonshme në aspektin buxhetor të komunës së Gjilanit dhe dështimet e jashtëzakonshme në realizimin e 58 milion euro buxhet për investime në projektet kapitale të planifikuara nga viti kaluar dhe gjatë këtij viti.
Ne i ftojmë të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal LDK, LVV, AAK, Vatra, AKR, KDTP etj, që të jenë pjesë e mbështetjes dhe kërkesës tonë, që kjo seancë të mbahet në ditët në vijim, me këtë rend pune:
1. Diskutim për tejkalimin e gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar me buxhetin për financimin e projekteve kapitale
2. Formimin e Këshillit të Ekspertëve Financiar, me përfaqësues profesionist të të gjitha subjekteve politike
Gjilani nuk e meriton këtë gjendje të jashtëzakonshme, humbja e 58 milion euro buxhet është alarmante për të gjithë qytetarët e komunës tonë. Janë mbi 41 projekte që fare nuk kanë nisur apo që kanë ngecur punimet.
Andaj, na takon secilit nga ne që bartim përgjegjësi politike dhe institucionale, që të kontribuojmë bashkërisht për të nxjerrë qytetin tonë nga bllokada e cila është shkaktuar si pasojë e dështimit të plotë nga qeverisja aktuale e Gjilanit.