Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan më datë 5 mars 2024 ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare në zyren e personelit lidhur me të punësuarit pa konkurs dhe pa procedura ligjore, pra përmes kontratave në vepër dhe përgjigje nuk na është ofruar deri në vendimin e Agjensionit për Informim dhe Privatësi të datës 10 shtator 2024, pas ankesës që ne si subjekt politik e kemi adresuar te ky agjension.
Pas detyrimit ligjor, komuna e Gjilanit ka deklaruar përmes email-it zyrtar se dokumentacionin e kërkuar nga PDK, nuk mund t’a ofrojë kopje ose të skenuar përshkak vëllimit të madh të dosjeve që janë, pra e kanë pranuar se janë me qindra kontrata në vepër për punësime të kundërligjshme të familjarëve të udhëheqësve të VV por edhe të vetë zyrtarëve të lartë komunal.
Komuna e Gjilan ka kërkuar që zyrtari i PDK-së të shkojë dhe ti marr përgjigjet dhe dokumentacionin e kërkuar, e ne do t’a bëjmë këtë me qëllim të transparencës për qytetarët e Gjilanit. Ne do t’i ftojmë edhe mediat për kohën e këtij takimi në mënyrë që të del në publik e vërteta e masakrimit të buxhetit komunal që po keqpërdoret nga kryetari i Gjilanit. Mbi 1.9 milion euro po tejkalohet buxheti i planifikuar për paga të këtij viti, e për këtë sot ka alarmuar edhe ministria e financave.
Ndërsa sa i përket hetuesisë e cila po heshtë plotësisht karshi këtyre shkeljeve ligjore të vazhdueshme nga ana e kryetarit të Gjilanit, është për t’u hetuar prokuroria themelore në Gjilan e cila është e ndikuar politikisht. Deputeti i VV-së më shumë qëndron në objektin e prokurorisë se sa në selinë e VV-së.
Ne jemi të brengosur nëse edhe prokuroria themelore e paska të pamundur me marr dokumentacionin nga komuna e Gjilanit, përshkak të vëllimit të madh të rasteve e kontratave të kundërligjshme. Por PDK pas marrjes së dokumentacionit nga komuna e Gjilanit, do t’ia ofrojmë prokurorisë nga një kopje të këtij dokumentacioni për t’ia lehtësuar punën hetuesve dhe prokurorëve lidhur me këto raste.
PDK në Gjilan nuk do të lejojë masakrimin e buxhetit komunal, nuk do të lejojml që nepotizmi të kaloj në heshtje, ne do të demaskojmë këtë qeverisje të korruptuar, do të shpërfaqim të gjitha punësimet e familjarëve të kryetarit të Gjilanit, të drejtorëve komunal, të deputetëve të VV-së, të asambleistëve të VV-së, hetuesve, gjykatësve e prokurorëve të cilët po bëjnë marrëveshje me kryetarin e Gjilanit për të mbyllur sy e veshë. Gjilani është i vogël për këto dallavere të mëdha të këtij pushteti.
Për raportin e fundit të buxhetit i hartuar dhe i dërguar këto ditë nga ministria e financave është tejet shqetësues për komunën e Gjilanit, e për të cilin do të flasim në konferencën e radhës së PDK-së. Përveç tjerash në këtë raport bëhet fjalë për 1.9 milion euro tejkalim të buxhetit 2024 për kategorinë e pagave.
PDK nuk ndalet, sepse kur ndalet PDK ndalet Gjilani dhe Kosova.