Nga seanca e sotme, kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan mbetet pranë qëndrimit që grupi i këshilltarëve të PDK-së të mos jetë pjesë aktive e seancave të komiteteteve dhe të kuvendit të komunës përderisa komuna nuk e kthen në agjendë qështjen e zgjidhjes së lokacionit për varrezat e qytetit për çka edhe janë thirrë dy herë deri më tani seanca të jashtëzakonshme nga blloku opozitar.
Pushteti komunal me udhëheqjen hermetike dhe autoritare të Lutfi Hazirit shumicën e qështjeve të rëndësishme për jetën e qytetarëve të kësaj komune i ka premtuar e nuk i ka nisë kurrë e nëse ndonjë e ka nisur, e ka lënë kështu sikur edhe qështjen e lokacionit të varrezave në qerek dhe në gjysmë të rrugës.
Kështu është puna me furnizimin me ujë të pijës, me trajtimin e ujërave të zeza, me zonën ekonomike, me reformen, disiplinën dhe suksesin në arësim, në shëndetësi, me pranimin e kuadrove në të gjitha sektorët etj, duke e politizuar, polarizuar dhe ndarë qyetarinë e Gjilanit skajshmërisht.
Është koha e fundit që jo vetëm opozita brenda kuvendit të komunës por edhe shoqëria civile e komunës dhe secili qytetarë me moral dhe guxim publik ti kundërvihet kësaj mënyre despotike dhe tepër fyese të qeverisjes së Lutfi Hazirit dhe klanit të tijë korruptiv dhe të interesit ekskluzivisht të ngushtë personal dhe klanorë.
Ndryshe, dhëmbja dhe dëmi publik që do ta përjetojmë të gjithë bashkë pa dallim ideologjie, besimi dhe etnie nga kjo qeverisje e keqe “tallava” në muajt dhe vitet që vijnë do të jetë gjithnjë e më e madhe dhe e pa kompenzueshme.
PDK në Gjilan konfirmon: Nuk do të jem prezent në komitete dhe në kuvend të komunës
Ndani këtë artikull