Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, sot ka qëndruar në Gjilan ku është takuar me strukturën e degës së PDK-së në Gjilan.
Hoxhaj ka thënë se PDK-ja do të rikthehet në Gjilan, aty ku e ka pasur vendin çdo herë – si fituese.
Shkrimi i plotë:
PDK-ja do të rikthehet në Gjilan, aty ku e ka pasur vendin çdo herë – si fituese. Qytetarët e kësaj komune i kanë provuar të gjithë dhe rikthimi i besimit në PDK po ndodhë. Këtë ndjesi e mora sonte në takim me stukturat lokale të partisë në këtë qytet. Bashkë me kryetarin Qemajl Mustafa, anëtarin e kryesisë, Zenun Pajaziti, e deputetët Bajrush Xhemaili e Mërgim Lushtaku, fola për nevojën e bashkimit e solidarizimit në një kohë të vështirë që po e kalon Kosova, si dhe PDK-ja nga goditjet që mori muajt e fundit.
Besimplotë se kemi vizionin, programin dhe lidershipin më të mirë. E njëri nga projektet më të mëdha të Anamoravës, siç është autostrada, do ta përfundojë qeverisja e ardhshme e PDK-së. #HoxhajKryeministër