Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan ka paraqitue qëndrimet e tyr lidhur me buxhetin komunal të propozuar për vitin 2025.
PDK ka treguar se kanë vendosur të mos e votojnë këtë buxhet, ku reflektojnë një mungesë të qartë transparence, barazie dhe përkushtimi ndaj investimeve kapitale.
Komunikata e plotë:
Qytetarë të nderuar të Gjilanit,
Më lejoni që sot të paraqes pesë arsyet tona si PDK, pse nuk e votojmë këtë buxhet të propozuar komunal për vitin 2025.
Planifikimi i buxhetit 2025 është bërë shkel e shko dhe nuk është bërë në interesin e qytetarëve të Gjilanit, por është i menduar mirë qysh me e rrit buxhetin më shumë te kodet buxhetore ku mund të keqpërdoret lehtë, si te subvencionet dhe mallra e shërbime. Keqpërdorime që janë dëshmuar edhe në dy vitet tjera 2023/24.
Marr parasysh që në vitin e ardhshëm janë dy palë zgjedhje, nacionale dhe lokale, buxhetin e komunës kryetari i Gjilanit e ka propozuar tipike për fushatën e tij zgjedhore. Sepse krejt ky planifikim buxhetor është i imponuar nga vet ai, i cili;
1. Ka zvogëluar për 1.2 milion euro buxheti për investime kapitale te shërbimet publike, në vend që të ketë rritje sepse buxheti komunal në vitin 2025 është më i madh se në këtë vit.
2. Ka rritur për 1.2 milion euro buxhetin për subvencione dhe mallra e shërbime, duke mos ofruar asnjë informatë të vetme për këtë planifikim. Kjo rritje e buxhetit është bërë për fushatën komunale të kryetarit të komunës, për blerje votash.
3. Nuk ka paraqitur barabarësi në investime kapitale – Planifikimi i buxhetit për investime kapitale nuk është aspak i shpërndarë në harmoni me kërkesat e qytetarëve të lagjeve të qytetit dhe fshatrave të Gjilanit.
4. Nuk ka përfshirë në buxhetin e 2025, projektet që janë të planifikuara në buxhetin e këtij viti, por që kanë dështuar të nisin dhe përfundojnë.
5. Për 3.6 milion buxhet i propozuar të kodi për bashkëfinancim të projekteve, nuk ka paraqitur asnjë informatë se për cilat investime komuna e Gjilanit e ka ndarë këtë buxhet.
Sigurisht që ka edhe shumë të meta të tjera ky propozim buxhet 2025, andaj nuk do të lejojmë që me votat e PDK-së në Kuvendin Komunal të miratojmë një buxhet të keqpërdorimeve, mashtrimeve dhe dështimeve.
Sot po e publikojmë edhe listën e plotë të projekteve kapitale që i ka planfikuar në buxhetin e 2025, të ndara sipas vendbanimeve, lagjeve dhe fshatrave të komunës së Gjilanit.
Anarkia në Gjilan nuk mund të vazhdojë kështu, andaj PDK kërkon dorëheqjen e kryetarit të komunës dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme lokale bashkë me ato parlamentare.