Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan, ka përkrahur kërkesë e nxënësve maturant për realizimin e ekskursionit shkruan Radio Star.
Më tutje PDK nga nxënësit ka kërkuar që të kenë maturi e sjellje të dinjitetshme karshi rregullave.
KOMUNIKATË PËR MEDIA
PDK PRO KËRKESAVE TË NXËNËSVE MATURANTË
PDK shpreh qëndrimin e saj publik pro realizimit të ekskursioneve për nxënësit e shkollave të mesme të komunës sonë.
Pas shqyrtimit të dokumentacioneve dhe Udhëzimit Administrativ 02/2016 nga MASHT, dhe këshillimit me komisionin për arsim brenda degës sonë, konstatojmë që ndalimi i ekskursionit nuk ka bazë ligjore, dhe si i tillë nuk e ka përkrahjen tonë si subjekt.
Qëllimi dhe karakteri i çdo ekskursioni përpos rekreacionit, padyshim që në vetvete ka për mision edhe njohjen nga afër me historinë e kulturën e vendit të predestinuar. Me një fjalë, ekskursioni mësimor është formë e veprimtarisë jashtëshkollore të mësimnxënies.
Rekomandojmë maturantët që të kenë maturi e sjellje të dinjitetshme karshi rregullave.
Çdo bashkërendim me mësimdhënësit e prindërit, ekskursionet do t’i bëj më të sigurta për të gjithë!