Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan ka prezantuar zyrtarisht sloganin e saj për zgjedhjet komunale të vitit 2025, që do të mbahen më 12 tetor. “Na duhesh edhe ti” është mesazhi i fushatës që përcjell një thirrje të drejtpërdrejtë për përkrahje dhe angazhim qytetar.
Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti, do të garojë me këtë slogan, i cili reflekton frymën gjithëpërfshirëse dhe orientimin drejt bashkëpunimit me qytetarët. Me “Na duhesh edhe ti”, PDK synon të theksojë rëndësinë e secilit individ në procesin e ndryshimit dhe zhvillimit të komunës.
Ky hap shënon nisjen zyrtare të fushatës së partisë në nivel lokal, duke vendosur theksin në bashkëpunim, pjesëmarrje aktive dhe përgjegjësi të përbashkët për të ardhmen e qytetit.