Vetëm projekti i rrugës Gjilan-Kllokot me kosto prej mbi 5 milion euro, mjafton për t’a parë mjerimin e kësaj qeverisje komunale.
Kjo rrugë e asfaltuar vitin e kaluar (2023), filloi të prishet menjëherë vetëm pas dy muajsh dhe u riparua në vjeshtë duke i mbushur gropat me kubëza betoni. Ndërsa sot ka filluar të hjeket asfalti i shtruar para një viti, për t’u asfaltuar përsëri.
Për qytetarët e Gjilanit është bërë trishtim me marr rrugën për Prishtinë, Ferizaj apo Dardanë, gjithëandej është kaos. Rreziqet janë tejet të larta, deri në humbje jetësh. Sikur Gjilani të kishte një aeroport ose port detar do të ishte një alternativë dhe shpëtim për ta shfrytëzuar transportin publik.
Andaj, dorëheqja e kryetarit të komunës është e vetmja rrugë dhe shpresë për qytetarët e Gjilanit. Sepse secila ditë e qeverisjes së tij, po i sjellë dëme të jashtëzakonshme qytetit tonë.
Zgjedhjet lokale janë shumë largë për t’i përballuar kësaj gjendje të mjerueshme të krijuar në komunën tonë. Akti i dorëheqjes së kryetarit të komunës është mundësia më e mirë, që ia mundëson qytetarëve të Gjilanit më 9 shkurt të votojnë për dy palë zgjedhje, për parlamentare dhe për ato komunale.
Përndryshe vazhdimi i kësaj gjendje të jashtëzakonshme, e rrit edhe më tutje nivelin e degradimit dhe shkatërrimit të Gjilanit.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=373&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FPDKdeganeGjilan%2Fvideos%2F587876680236989%2F&show_text=false&width=560&t=0″ width=”560″ height=”373″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>