Zona Ekonomike, rruga qarkore, kampusi i universitetit, varrezat e reja të qytetit, sheshi qytetit, planfikimi i hartave zonale, hartimi i planeve rregulluese dhe shumë projekte tjera kapitale nuk mund të nisin pa miratimin e Planit Zhvillimor Komunal.
Janë të kota nënshkrimet e marrveshjeve të financimit të projekteve me ministritë përkatëse, sepse ato nuk mund të realizohen në teren, por vetëm mund të vizatohen apo të prezantohen në makete për adhuruesit e dizajnit. Kjo po dëshmohet çdo ditë, ku kryetari i Gjilanit ende nuk ka mundur të bëjë asgjë më shumë se vizatimet e dizajnuara në 3D.
PDK në maj të vitit 2022, e ka përkrahur dhe votuar anulimin e PZHK-së me qëllim të korigjimit të saj, për të ndryshuar vendin e zonës ekonomike dhe të varrezave të qytetit. Zotimi i VV-së dhe urbanizmit ka qenë që pas ndryshimeve të dakorduara, brenda 2-3 muajsh do ta sjellin për miratim në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Mirëpo edhe pse kanë kaluar 27 muaj dhe qeverisja e dështuar e VV-së nuk ka vepruar fare në këtë drejtim.
Qindra qytetarë të Gjilanit sot kanë mbetur pengë për shfrytëzimin e pronave të tyre. PZHK në fuqi është miratuar para më shumë se 15 viteve, ku janë të parapara hapësira të caktuara për infrastrukturë publike dhe për të cilat komuna e Gjilanit duhet të bëjnë zgjidhje ligjore në interesin publik dhe qytetarë.
PDK i bënë thirrje publike kryetarit të komunës që mos ta pengojë urbanizmin për të zhvilluar procedurat ligjore dhe për ta sjellë PZHK për miratim në Kuvendin Komunal të Gjilanit.