Albin Kurti pa u skuqur fare dhe sikur nuk e dinë dëmin e tij të madhë që ia bëri Vitisë gjatë qeverisjes së tij me anulimin e vendimit për kyqjen e Vitisë në autostradë e duke ua mohuar mbi 50 mijë qytetarëve të Vitisë kyqjen në autostradën Prishtinë -Shkup dhe duke e ndalur kështu projektin më të rëndsishëm për Vitinë në 50 vitet e fundit e siç duket Sokol Haliti nuk brengoset fare për interesat e qytetarëve të tij por vrapon për një foto e protagonizëm politik.
Vitia nuk ka nevojë për ti ngritur dollitë nga ata që ia ndalin zhvillimin dhe ia mohojnë projektet më të rëndsishme të saj. Albini e Sokoli sot do duhej të reflektonin politikisht e kokëulur ta pranonin mashtrimin e madhë ndaj qytetarëve të Vitisë. Sot në vend të oportunizmit politik të tyre do duhej së paku një kërkim falje nga Albin Kurti e Sokol Haliti ndaj qytetarëve të Vitisë për ndëshkimin historik që ia bën Vitisë sepse me mohimin e kyqjes së Vitisë në autostradën “Arbër Xhaferi”, Albin Kurti përfundimisht e ka izoluar Vitinë duke ia ndaluar zhvillimin ekonomik dhe lidhjen me Prishtinën e Shkupin, thuhet në komunikatën për media të PDK-së në Viti.
PDK në Viti: Albin Kurti dhe Sokol Haliti po ngrejnë dolli duke i shkelur interesat e qytetarëve të Vitisë
Ndani këtë artikull