PDK në Viti, ka reaguar ashpër përmes një komunikate, pasi komuna e Vitis ka blerë një garniturë të mobiljeve të cila bëjnë masazh.
Me anë të komunikatës PDK në Viti, ka thënë se kryetari i komunës së Vitis Sokol Halitit tregon se e ka humbur fillin me realitetin në të cilin gjendemi.
Komunikata e plotë:
Blerja e një garniture të mobileve elektrike të cilat bëjnë masazh me vlerë 1600 euro, nga ana e Kryetarit të Komunës Sokol Halitit tregon se kryetari i Komunës së Vitisë e ka humbur fillin me realitetin në të cilin gjendemi. Ngrënia e një dreke me vlerë 452 euro, shpenzimi i mbi 15 mijë euro për dekorimin e sheshit ( ka mundur të dekorohej simbolikisht) dhe tani kulminacioni me blerjen e mobileve me masazh për zyrën e tij, në këtë kohë pandemie me para të qytetarëve kur qytetarët kanë mbetur pa punë dhe pa ndihma nga askush, është me të vërtet pikëlluese për secilin qytetetarë dhe parti në Viti kur sheh keqpërdorimet dhe shpërfilljen e Sokol Halitit ndaj gjendjes së të gjithë neve si shoqëri.
Çfarë i mungon tani zyrës së Sokol Halitit, pas blerjes së mobileve me masazh, mos ndoshta ndonjë xhakuzi, nuk është çudi nëse zyra kryetarit furnizohet edhe më një xhakuzi në të ardhmen e afërt edhe ashtu si ka mbetur shumë kohë deri në vjeshtë e ndoshta ikën edhe para vjeshtës.
P.S. Ftojmë qytetarë e Komunës së Vitisë të shkojnë të bëjnë nga një masazh falas te zyra e kryetarit të Vitisë, edhe ashtu me para të qytetarëve janë blerë këto mobilie masazhi.