Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri sot ka arritur koalicion me AAK dhe AKR-në, për të bashkëqeverisur në këtë komunë.
Ndonëse në nivelin qendror partia e Lutfi Hazarit po kërkon dorëheqjen e kryeministrit qe vije nga AAK, kjo nuk i ka penguar për bashkëqeverisje në komunë .
Por, koalicioni i tij me AAK nuk llogaritet shumë i qëndrueshëm. Lufti Haziri do të ketë përballë një opozitë shumë të fortë. Në opozitë në Gjilan janë Lëvizja Vetëvendosje me 6 anëtarë në Kuvendin Komunal, 6 të tjerë nga Partia Demokratike e Kosovës, 4 këshilltarë nga Nisma Socialdemokrate, dhe 1 një i pavarur.
17 këshilltarë opozitar mund t’i bëjnë një opozitë tejet të fortë qeverisjes LDK-AAK.
“Marrëveshja për bashkëqeverisje për Gjilanin 2021 Plus, do të thotë dakordim i parimeve programore për zhvillim të infrastrukturës, arsimit, kujdesit shëndetësorë, zhvillimit lokal ekonomik, pakon për familjen bujqësore, zhvillimin e politikave të rinisë, avancimin e gruas në vendimmarrje dhe për një sport të afirmuar edhe ndërkombëtarisht”, ka thënë Haziri.
Marrëveshja politike do t’i zbardhë emrat e bartësve të politikave sektoriale të hënën në ora 15:00, në prani të përfaqësuesve politik dhe publikut.
Ndryshe, Lufti Hazari edhe në mandatin e tij të kaluar ka bashkëqeverisur me AAK-në