Kryetari i PDK-së dega në Gjilan, z. Riad Rashiti, së bashku me z. Selver Xhelili dhe Dr. Ekrem Kryeziu, morën pjesë në kuvendin zgjedhor të PDK-së në Clermont të Francës, ku u zgjodhën strukturat udhëheqëse dhe kryetari i saj z. Ilir Azemi.
Me një numër të madh bashkatdhetarësh u diskutuan tema për gjendjen aktuale politike, sociale e ekonomike në vendin tonë, të cilat nga këndvështrimi i tyre shihen si sfida të radhës nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
Diaspora ka qenë përherë faktor i rëndësishëm dhe historikisht kontributdhënës për Kosovën, para, gjatë dhe pas luftës.
Edhe sot diaspora fuqishëm vazhdon ta ndihmojë Kosovën në të gjitha sferat e zhvillimit, për çfarë jemi mirënjohës dhe përherë falenderues.
Bashkëpunimi do të fuqizohet edhe më shumë me njerëz të vullnetit të mirë, për planifikime të përbashkëta në të mirë të atdheut.