Qytetarë të shumtë nga fshati Debëlldeh dhe disa fshatra tjera kodrinore-malore kanë ngritur reagimet e tyre për neglizhencën e institucioneve komunale në Viti rreth mirmbajtjes së rrugëve dhe rrezikut në lëvizjen e tyre të lirë.
Edhe pse komuna e Vitisë ka ndarë dhjetëra mijëra euro për mirmbajtjen e rrugëve ato janë lënë në mëshirën e fatit dhe po vazhdojn të paraqesin rrezik të vazhdueshëm për qytetarët e Vitisë.
Dikush duhet të japë llogari për keqpërdorimin pa fije turpi të parasë publike të qytetarit të Vitisë?
Papërgjegjësia dhe keqpërdorimi i parasë publike nga qeverisja Haliti ka arritur në nivel shqetësues, thuhet në komunikatën për media nga PDK, dega në Viti.