Partia Demokratike e Kosovës në Viti, përmes një komunikate ka kritikuar qeverisjen në këtë komunë.
Komunikata e plotë e PDK-së në Viti:
SOKOL HALITI- KRYETARIN TË CILIN NUK E DUAN VITIASIT
2020-ta do mbahet mend si viti kur qeverisja komunale në Viti dështoi tu ofrojë qytetarëve projekte madhore dhe të realizojë pritjet dhe kërkesat e qytetarëve të Vitisë.
Me të drejtë qytetarët e Vitisë janë të frustruar dhe tejet të indinjuar me gënjeshtrat publike të kryetarit të tyre i cili buxhetin komunal e ka kthyerë në buxhetë politik e personal dhe degradimin në të gjitha sferat,luksin e shfrenuar dhe kapjen e çdo segmenti duke e luftuar secilin që mendon ndryshe dhe demokracinë .
Arsimi është degraduar dhe politizuar skajshmërisht duke e kthyer në vend të punsimit të militantëve partiak e duke diskriminuar pa të drejtë kuadrot më të mirë e profesional që ka Vitia.
Shëndetësia është tërsisht jashtë funksionit ku mungojnë edhe shërbimet më elementare, me menaxhim jo të duhur të pandemisë dhe poletizim të skajshëm të saj,me punsimet jashtligjore ,klanore e familjare duke e kthyer QKMF-në në Viti në ombrellë të LDK-së e duke e harruar atë që është më e rëndsishme shërbimin ndaj qytetarëve.
Urbanizimi dhe hapsirat publike janë në kundërshtim me planin rregullativ komunale e shpeshëherë e cenojnë edhe sigurinë publike të qytetarëve të Vitisë.
Vitia është dëmtuar rëndë në aspektin e rendit dhe ligjit në urbanizëm dhe është shëndrruar në vend ku sponzorizuesit e fushatave të Sokol Halitit bëjn ndërtime pa leje dhe tejkalojnë planin urbanistik duke e rrezikuar të ardhmën e Vitisë.
Tashmë dihet fakti i ditur botërisht në Viti se sektori i ndërtimit kontrollohet nga familjarë e sekserë të Sokol Halitit. Rinia dhe kultura janë neglizhuar rëndë duke e humbur shpresën dhe duke mos pasur asnjë mbështetje institucionale.
Vitisë i mungonë një qendër e dinjitetshme me hapsira moderne për rini dhe një kod i veqantë buxhetor ku rinia do ndihmohet eksluzivisht në nisma e projekte për ta.
Aktivitetet kulturore mungojnë shumë dhe artistët nuk kanë perspektivë në Viti sepse komuna nuk e ka parë të arsyeshme të ndajë fonde për ta.
Infrastruktura, uji dhe kanalizmet është sfera tjetër ku Sokol Haliti i ka parë si vendi për korrupsion e zhvatje të buxhetit komunal, nuk ka një projekt infrastrukturor që nuk është dëmtuar pak kohë pas përfundimit dhe ku nuk është zhvatur skajshmërisht.
Nuk duhet harruar po ashtu se Sokol Haliti ka gënjyer publiksht dhe ua ka mohuar qytetarëve të Vitisë kyqjen në autostradën Prishtinë -Shkup për ta izoluar atë tërsisht.
Pas afër 8 vite qeverisje Sokol Haliti nuk ka arritur të sigurojë ujë të pijshëm për qytetarët e Vitisë dhe përveq gypave pa ujë dhe projekteve gjysmake nuk ka aktivizuar ujin e pijshëm në asnjë lokalitet.
Është e turpshme po ashtu derdhja e ujërave të zeza në lumenj .
Mirëqenia sociale për qytetarët e Vitisë ka mbetur ashtu siq ishte sepse Kryetari i tyre nuk e ka hallin tek ata por tek luksi për vete e vartësit e tij me paratë e qytetarëve të Vitisë. Zhvillimi ekonomik dhe investimet e huaja, Sokol Haliti erdhi në pushtetë me mashtrimin e madhë të investimeve të huaja dhe projektin për fabrikën e tekstilit por 2 muaj pas fushatës zgjedhore projekti doli se ishte vetëm mashtrim zgjedhore , u lanë pa paga puntorët , investitori iku e mashtrimet e Sokolit dolën në sheshë.
Shërbimet publike janë larg të gjitha standarteve dhe nuk ofrojnë shërbime cilësore e transparentë për qytetarë, mbeturina gjithandej e militantizëm kudo është realiteti i këtyre shërbimeve .
Burokraci, pritje të gjata, anarki e degradim ështê realiteti në administratën komunale.
Vitia nuk e meriton një qeverisje që nuk e vlerson besimin e qytetarëve të tij dhe e degradon dhe keqpërdorë këtë besim.
Vitisë i duhet një kryetar që nuk bën dallime dhe vepron në përputhje me interesat e tyre duke mos diskriminuar askënd por duke përmirsuar jetën e secilit prei tyre.
Vitisë nuk i ka munguar dinjiteti dhe guximi qytetarë andaj mashtrimit do i vijë fundi.