Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media në ora 11:00.
Por, zyrtarë të PDK-së bëjnë të ditur se kjo konferencë nuk ka ndonjë ndërlidhje me zhvillimet brenda Kuvendit dhe koalicionet, por është konferencë tematike për çështje të tjera të qeverisjes së vendit dhe sfidat e qytetarëve.