Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë të ndalur. Fryma e Dekadës së Re ka kapluar rajonin e Karadakut ku u mbajtën kuvendet zgjedhore në këtë zonë me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të të rinjve nga kjo anë”, thuhet në komunikatën e Komisionit për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK-së, në Gjilan.
Në këtë zonë u zhvilluan tre kuvende zgjedhore të Rinisë Demokratike të Kosovës,në nëndegët e Llashticës, Lladoves dhe Shurdhanit me mbikëqyrjen nga Dega në Gjilan dhe qendra.
Në nëndegën e Llashticës, në një frymë garuese dhe me shumë të interesuar për të qenë pjesë e strukturës së RDK-së,u zgjodh kryesia e re, delegatët për kuvendin e Degës dhe kryetari i ri. Për kryetar të Rinisë Demokratike të rinjtë e Llashticës zgjodhën studentin e kriminalistikës Imran Ibishi.
Edhe në nëndegën e Lladovës me një pjesëmarrje të kënaqshme të të rinjve dhe nga një garë e ngushtë mes dy pretendentëve, kryetare u zgjodh studentja e Adisa Ajeti.
Ndërsa në nëndegën e Shurdhanit të rinjtë e kësaj pjese ju përgjigjën pozitivisht thirrjes për tu bërë pjesë e Dekadës së Re të PDK-së. Pjesëmarrja e të rinjve ishte impresionuese dhe shumë kualitative ku u zgjodhën kryesia e re, delegatët dhe kryetari. Kryetar u zgjodh student i fakulteti juridik Rilind Ferati”, ka bërë të ditur, Komisioni Zgjedhor për Rini, Dega e PDK-së, Gjilan.