Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Gjilan ka deklaruar se veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë tregojnë se ajo po përgatitet për rolin opozitar nga vjeshta e këtij viti.
Sipas PDK-së, VV ka dëshmuar se di të bëjë opozitë, por ka dështuar në qeverisje.
Në komunikatën e saj, PDK thekson se Gjilani ka nevojë për ndryshim dhe se nga viti 2025 pushtetin duhet ta marrin ata që, siç thotë partia, “dinë dhe munden” të qeverisin, ndërsa Vetëvendosje të kalojë në opozitë.
Komunikata e plotë:
Veprimet e VV-së në Gjilan, janë shenjë e mirë, po përgaditen për rolin opozitar nga vjeshta e këtij viti.
Çdo herë kanë dit me bo mirë opozitën, ndërsa për qeverisje krejt mbrapsht.
Gjilani ka nevojë për ndryshime të roleve të subjekteve politike. Nga vjeshta 2025, ata që dinë dhe munden do të qeverisin me komunën e Gjilanit, ata që janë veç për me fol, me u anku dhe me u viktimizu, do ta kenë rastin e mirë në katër vitet e ardhshme.