Pijet energjike po konsiderohen në vazhdimësi si të dëmshme për fëmijët, prandaj dhe pediatri i famshëm britanik Russell Viner, ka kërkuar që të ndalohet konsumimi i tyre për të miturit.
Kjo kërkesë vjen pasi gjatë hulumtimeve rezulton se konsumimi i tepërt i pijeve energjike po sjell probleme të rënda shëndetësore duke shkaktuar obezitet tek fëmijët, njofton Klan Kosova.
Russell Viner gjithashtu dëshiron një çmim minimal të vënë në pakot me sasi të lartë të kafeinës dhe të sheqerit siç është Red Bull.
Ai gjithashtu po bën thirrje për kufizime më të ashpra mbi miratimet dhe mësimet mbi rreziqet e tyre të mundshme që mësohen në shkollë.
Presidenti i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijës gjithashtu sugjeron vënien e vërejtjeve shëndetësore në paketime.
Ai foli në përgjigje të një konsultimi të Qeverisë për kufizimin e shitjes së pijeve energjetike në një përpjekje për të luftuar obezitetin e fëmijëve.
Më shumë se dy të tretat e të rinjve nga mosha dhjetë deri në 17 vjeç në Britani rezulton se konsumojnë pijet energjike.