Pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në fushën e jurisprudencës, Agim Sllamniku është pensionuar sot nga detyra e tij si zyrtar ligjor dhe sekretar i kompanisë regjionale të ujësjellësit “Hidromorava” shkruan Radio Star.
Me rastin e daljes në pension, stafi i kompanisë ka organizuar një ceremoni për të nderuar kontributin e tij shumëvjeçar.
Sllamniku e nisi karrierën si jurist në Hotel “Kristal”, duke hyrë për herë të parë në marrëdhënie pune si profesionist i së drejtës. Më pas, më 1 dhjetor 2014, ai iu bashkua KRU “Hidromorava”, ku për një dekadë shërbeu me përkushtim në menaxhimin ligjor dhe administrativ të kompanisë.
Duke mbushur 65 vjet, ai i ka dhënë fund angazhimit të tij profesional, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në institucionin ku punoi. Stafi i “Hidromorava”-s e ka falënderuar për punën dhe përkushtimin e tij, duke i uruar shëndet dhe mbarësi në këtë kapitull të ri të jetës së tij./radiostargjilan/