Sot, pas një pune 40 vjeçare me përkushtim dhe angazhim për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja u pensionua arsimtari i lëndës së gjeografisë në shkollën tonë, prof. Halim Huruglica.
Në një ceremoni të organizuar nga kolektivi i shkollës dhe familja Huruglica, drejtori i shkollës lavdëroi punën dhe angazhimin e arsimtarit Halim, duke përkujtuar kontributin e tij të vazhdueshëm, e në veçanti në vitet më të vështira për popullin shqiptar dhe shkollën shqipe, në periudhën e viteve 90-ta.
Drejtori i shkollës i ndau mirënjohje për kontributin e tij, ndërsa në emër të shoqatës sindikale të shkollës ju nda dhuratë simbolike, një orë dore.
Në emër të menaxhmentit, kolektivit dhe nxënësve, i urojmë pensionimin arsimtarit Halim Huruglica, duke i dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë pranë familjes së tij!