Pensionohet Arsimtarja e parë e Kulturës Fizike në Regjionin e Gjilanit, Sebahate Rukovci Ahmetaj
Qytetit të Gjilanit dhe nxënësve të Shkollës Fillore “Thimi Mitko”, që nga sot do ti mungon arsimtarja e Kulturës Fizike Sebahate -Rukovci-Ahmetaj, e cila tani e tutje do të shijonë
pensionimin e saj pas plot 40 vitesh me ditarë në dorë.
“Sebi” siq e thërrasin të gjithë, që nga mosha 25 vjeqare ishte dashuruar në profesionin e arsimtarës për ti edukuar brezat e rinjë, e cila në asnjë rrethanë nuk u ndal plot 40 vite duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për të mirën e shumë brezave të nxënësve, duke nxjerrë talentë të rinjë në lëminë
sportit.
Sebi e cila rrjedhë nga një familje patriotike e sportëdashës, kishte kryer Shkollën e Lartë të Kulturës Fizke në afat rekord, duke kapur ditarin e nxënësve për herë të parë në fshatin Livoq
i Ulët e në Cërrnicë.
Edhe pse ishte femra e parë shqiptare e Kulturës Fizike, sistemi Jugosllav e punson në fshatra, por Sebi me punën e saj i bind që pas një viti të rikthehet në shkollën fillorë “Vuk Karagjiq” tani “Thimi Mitko”, e cila nuk u nda plot 40 vite nga nxënësit e saj
që aq shumë i deshti e i edukoi në frymën sportive.
Ish-arsimtarja Sebahate Rukovci Ahmetaj, përposë edukatës dhe mësimit që kishte, ajo ishte edhe një hendbolliste e madhe e kohës, e cila dha kontribut tejet të madhë në emancipimin e femrave shqiptare që të mirren me sport.
Sebi që në moshën 16 vjeqare ka mbrojtur ngjyrat e Reprezentacionit të Kosovës në hendboll e cila ishte një talente e madhe e hendbollit, kjo e dëshmon se në turneun e madhë të hendbollit në ish-Jugosllavi në qytetin Vërnjaqka Banja, ku ishin pjesëmarrëse hendbollistet nga Kosova, Mali I zi, Serbia e Maqedonia, ishte shpallur hendbollistja më e mirë, që ishte një dëshmi e madhe se edhe vajzat shqiptare munden dhe dinë të luajnë hendboll dhe të jenë të edukuara e të emancipuara.
“Jam shumë e nderuar dhe falenderuese për jetë e mot familjes sime, e cila në ato kohëra më ka dhënë mundësin që të mirrem me kulturën fizike sëpari të studjoj por edhe të mirrem me lojën e hendbollit.
Ne ishim një familje e cila mireshim të gjithë me sport por nga zemra i falenderohem prindërve, vëllëzërve e motrave që në asnjë moment që nuk dyshuan në mua por përkundrazi ata ishin forca ime, pa këtë mbështetje nuk do të isha kjo që jam”, thekson Sebi.
Ish-arsimtarja e kulturës fizike tani në pension, Sebi, tregon pse kishte zgjedhur pikërisht degën e Kulturës Fizike.
“Në atë kohë nuk ka pasur fakultet të Kulturës Fizike, ishin vetëm shkollat e larta, vëllezërit e motrat mirreshin të gjithë me sport, kisha një qëllim që vajza shqiptare të jetë sportiste ku nëpërmjet sportit ti tejkalon barrierat të cilat i kishte populli shqiptarë, për këtë jam shumë e lumtur dhe e gëzuar, tani pas plot 40 viteve nëpërmjet shkollës sonë kemi nxjerrë me qindra talent e talente që kanë bërë karierë në jetën e tyre dhe urojë që synimin tim ta kem realizuar”.
Pas plot katër decenjësh Sebi, ndahet nga ditari dhe nxënësit e saj që jetoj e punoj për të mirën e tyre.
“Eshtë një moment krenarie, një moment nostalgjie, një moment me plot emocione të përziera që po ndahem
nga nxënësit e nga kolektivi shembullor, dua që nga zemra që cdo nxënës dhe prind për gjatë 40 viteve ta falenderoj nga zemra për besimin që kanë pasur ndaj meje, dua që gjdo mësimdhënës ta përshëndes për punën që bëjnë me nxënës. për cdo sakrificë të tyre. Unë jam e lumtur që isha pjesë e
kësaj historie për nxënësit e popullin tim e gjithë kjo histori për jetë do të jetë në zemrën time”, thekson me nostalgji arsimtarja e parë shqiptare në Anamoravë e Kulturës Fizike, Sebahate Rukovci Ahmetaj.
Sebi sot është një nënë e gjyshe shembullore ku me bashkëshortin e saj, ish-njëri ndër hendbollistët më të mirë që ka pasur Kosova, Muhamet Ahmetaj, janë të lumtur dhe gëzojnë shëndet të plotë./kryelajmi/