Sot, në prezencë të menaxhmentit të QKMF-së, shërbimit të Stomatologjisë dhe familjes Mustafa, është pensionuar pas një periudhe të gjatë pune profesionale, mbi 30 vite në shërbim të qytetarëve, një prej emrave të shquar kontributdhënës, Dr. Salihe Abdyli Mustafa, specialist i Ortodoncisë.
Dr. Salihe Mustafa filloi kontributin e saj ndaj qytetarëve qysh herët nga viti 1987. Pas një periudhe profesionale ndaj pacientëve, Dr. Salihe Mustafa zgjedhet Shefe e Shërbimit të Stomatologjisë, duke treguar korrektësi e intelektualitet, për të vazhduar si Drejtoreshë e QKMF-së.
Përpos nivelit lokal, Dr. Salihe Mustafa shtrin përgjegjësitë e saj në nivelin qëndror si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga rradhët e PDK-së, për dy mandate rradhazi.
Duke dhuruar mirënjohje dhe disa fjalë rasti, drejtori Dr. Basri Kamberi çmoi lartë profesionalizmin dhe karrierën e saj, e Udhëheqësja e MF, Dr. Fatime Sadiku vlerësoi lartë kontributin e saj.
Shefi i Shërbimit të Stomatologjisë, Dr. Taulant Ramadani tha se Dr. Salihe Mustafa mbetet një prej figurave që mbajti një intelektualitet me përgjegjësi profesionale e publike, gjerësa e falënderoi për raportet dhe kontributin e gjatë në Institucionet e nivelit lokal e qëndror, duke i qëndruar stoikisht etapave të ndryshme të zhvillimit institucional.
Dr. Salihe Mustafa, një jetë të tërë profesionit e qytetarëve, me nder e mirënjohje të thellë, i urojmë pensionimin, duke shpresuar që kapitulli i ri të i sjell shëndet e mirëqenie pranë familjes e miqëve.
Urime!