Gjyqtari Aziz Shaqiri, ka arritur moshën e pensionimit
Aziz Shaqiri, ka qenë gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjithashtu nga vitit 2018 deri në vitin 2022 ka mbajtur edhe pozitën e Nënkryetarit të Gjykatës.
Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1982, dhe e ka kaluar provimin e Jurisprudencës në vitin 2002. Praktikën profesionale e kreu në Gjykatën e Qarkut në Gjilan nga viti 1982-1983. Punoi si avokat në periudhën prej vitit 2003 deri në vitin 2012. Ndërsa në gusht të vitit 2012, ai filloi të punën si gjyqtar në Gjykatën Komunale deri në dhjetor të po atij viti. Me datën 01.01.2013 u emërua gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndërsa nga viti 2014 ka kaluar në Departamentin e Krimeve të Rënda. Gjyqtari Shaqiri gjithashtu nga viti 1991 deri në vitin 1999 ka punuar si referent juridik në Industrinë e Duhanit në Gjilan. Mirëpo në vitin 1999, ai u avancua në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Juridik, pozitë të cilën e mbajti deri në maj të vitin 2003.
#GjykataThemeloreGjilan, kolegët gjyqtarë dhe stafi administrativ, z. Aziz Shaqiri, i urojnë shëndet dhe mbarësi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi.