Pas një përvoje pune prej njëzetepesë (25) vjetësh në gjyqësor, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Zyhdi Haziri ka arritur moshën e pensionimit.
Në mbledhjen e kolegjiumit të gjyqtarëve, kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj, ka ndarë mirënjohje falënderimi për gjyqtarin Haziri.
Me këtë rast, kryetari Totaj ka falënderuar gjyqtarin Haziri për kontributin e dhënë në sistemin e drejtësisë në vend, duke i uruar shëndet dhe mbarësi në jetë.
Gjyqtari Zyhdi Haziri, është bërë pjesë e Gjykatës së Apelit më 1 janar 2021 dhe ka ushtruar funksionin në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Penal.