Me përplot lot, emocion, dhimbje e mallëngjim, përcollëm për në moshën e pensionimit, Edukatorën, Sofe Tahiri. Edukatorja, Sofe Tahiri, përveç që ishte një mësimdhënëse e përkushtuar, e afirmuar dhe e dashur, ishte e vlerësuar edhe shumë e dalluar.
Përvoja e saj akademike, jetësore e profesionale, është mësimi më i mirë për gjeneratat sesi duhet jeta, si duhet të ndërtohet ajo, dhe, si e sa duhet dashur vendi e Atdheu.
Menaxhmenti dhe stafi i shkollës e falënderojmë jashtëzakonisht shumë për shërbimin e saj në edukimin e fëmijëve tanë për 25 vite, duke dhënë një kontribut të çmuar në mirëarsimimin dhe edukimin e gjeneratave. Edukatorës, Sofe Tahiri, i urojmë shëndet dhe përplot mbarësi në jetë.
Mirupafshim, Edukatore e dashur!