Sot, më 27 shtator, Hajrullah Hajrullahu, ish-drejtori regjional për Gjilan, Kamenicë dhe Viti në Postë dhe Telekom, përfundoi zyrtarisht karrierën e tij, duke u pensionuar pas 24 vitesh përvoje pune shkruan Radio Star.
Gjatë viteve të tij në shërbim, Hajrullahu ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin dhe menaxhimin e shërbimeve postare dhe telekomunikacionit në rajonin e tij, duke udhëhequr me përkushtim dhe profesionalizëm.
Pensionimi i tij shënon fundin e një epoke për organizatën dhe lë pas një trashëgimi të rëndësishme për kolegët dhe komunitetin.