Zyma Xhelili u lind më 14 Prill të vitit 1957 në Busavatë të Kamenicës. Shkollën fillore e kreu në Shkollën “Musa Zajmi” në Gjilan, ndërsa të mesmen në Shkollën Teknike drejtimi ” Mjekësi”. Menjeherë pas përfundimit të shkollës së mesme punësohet në Qendren e Mjekësisë Familjare dega në Përlepnicë ku edhe punoi tërë karierën e saj derisa edhe u pensionua! Më shumë se gjysmën e veprimtarisë së saj e kishte zhvilluar para luftës, ku infermieret ishin të rralla dhe nevoja për shërbime mjekësore ishte tepër e madhe! Në këto kohë të rënda nëpër të cilën po kalonte populli ynë, znj Xhelili ishte në krye te detyrës si një infermiere e palodhur, e gatshme të jetë në shërbim të popullit në çdo vend dhe në çdo kohë.
Ajo sot po pensionohet duke lënë mbrapa një veprimtari të begatshme, duke qenë shembull për gjeneratat e ardhshme se si duhet misioni i një infermiere të jetë i shenjtë!
Urojmë të ketë shëndet dhe ta gëzon pensionimin pranë familjarëve dhe dashamirëve të saj!