Pas dekadave të tëra me ditar në dorë, në punën e mësimdhënësit, këtë të premte është pensionuar profesori Nezir Neziri, mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Ultë “Agim Ramadani” në Zhëgër. Për një kohë, Nezir Neziri ka punuar edhe në Gjimnazin “Zenel Hajdini” paralelet e ndara në Zhëgër, kurse në ditën e pensionimit, me një dedikim për të ka dalë Nazim Gagica, ish-drejtor i Arsimit në Gjilan, i cili ka shkruar:
Profesori Nezir nga sot shijon pensionimin, pas më shumë se tri dekada me ditar në dorë, në rrethana të rënda për Kosovën e për shkollën shqipe, por edhe lirinë e fituar me shumë mund e me kontributin edhe të tij si mësimdhënës.
Në emër të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në emër të degës në Gjilan, si dhe në emrin tim personal, i ndamë Mirënjohje profesorit Nezir për kontributin e dhënë ndër breza për arsimin Gjilanas.
Urime profesor ditëlindja dhe pensionimi!