Postimi nga SHFMU “Selami Hallaçi”, Gjilan
Dita e fundit e punës e mësimdhënëses Pranvera Haliti, njëkohësisht edhe pensionimi i saj. Ta përmbyllësh një kapitull të historisë jetësore në misionin e shenjtë-mësimdhënëse është përgjegjësi shumë e madhe. Kontributi i mësimdhënëses në procesin edukativo-arsimor është shembull dhe për çdo lëvdatë.
Stafi udhëheqës i shkollës, kolegët dhe stafi teknik, urojnë që shëndeti, lumturia e mbarësia t’ju përcjellin për kohë të gjatë me gjithë familjen, e cila mbetet krenare me veprat tua!