Pas shumë viteve kontribut në shëndetësi si duket erdhi fundi për mjekun nga Gjilani, Sabit Spahiu, i cili u përshëndet me një koktej rasti.
Më një koktej rasti që është organizuar nga Drejtori i Spitalit, Nisret Hajrullahu i cili ka nderuar mjekun me prezencën e tij.
Në anën tjetër Spahiu njihet poashtu si një nga mjekët që kanë dhënë kontribut të madh në periudhat më të vështira për qytetarët e komunës së Gjilanit.
Sabit Spahiu ka shërbyer me nder e dashuri, profesionalizëm e ndjenja humane e njerëzore tërë jetën këtij profesioni.
Dr. Sabit Spahiu, nje prej internisteve te pare te Anamoraves (i specializuar ne Zagreb) qe denjesisht i sherbeu pacienteve me etike te larte pune, profesionalizem, humanizem. Mjek i mirefillte qe ishte ne çdo kohe ne sherbim te pacienteve dhe punen e ka trajtuar jo me arrogance, por me perulesine qe e kerkon ky profesion human.
Emri i Sabit Spahiut lidhet me shëndetësinë gjilanase të viteve të hershme. Emri i tij gjithashtu mbetet i veçantë si internistëve i parë i Anamoravës. Edhe largimi i tij nga puna ku punojë me zell e dashuri për të shkuar në pension, prapë është një ditë e veçantë
Dr.Sabit Spahiu vërtet u pensionua por mbrapa la një bagazh të madh kujtimesh të mira profesionale. Me shumë respekt dhe me vepra të mira ai shkoj në pension në këtë datë 13.03.2019!