Sot, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, u mbajt ceremonia solemne me rastin e pensionimit të Nënkolonel Nijazi Kolgeci, pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar në shërbim të Policisë së Kosovës.
Në këtë ceremoni u vlerësua lart kontributi i tij profesional dhe përkushtimi i palodhshëm për sigurinë dhe rendin publik, duke lënë pas vetes një shembull të shkëlqyer për gjeneratat që do të vazhdojnë misionin e policisë.
Me respekt dhe mirënjohje, Nënkolonel Nijazi Kolgecit iu shprehën falënderimet më të sinqerta për punën e tij të ndershme, profesionalizmin dhe sakrificën në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve të vendit.
Policia e Kosovës i uron shëndet, qetësi dhe lumturi në jetën familjare dhe në kapitullin e ri të jetës së tij.