Zize S. Ismajli është e lindur më 15 .VIII.
1957, në fshatin Lutogllave te Pejes. Mèsimet e para i kreu në vendlindje, të mesmen në Gjimnaz, atekohe “11 Maji” në Pejë (tani)”Bedri Pejani”.
Studimet i kreu në Universitetin e Prishtinë në Fakultetin Filologjik, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Pas kryerjes së studimeve, filloi të punojè me ditar në dorë në Gjimnazin
“Zenel Hajdini” në Gjilan, në vitin
shkollor 1991/92, pikërisht, në vitin kur shkollarët dhe mësimdhënësit u përzunë me forcë nga objektet e tyre shkollore dhe filluan të punojnë në ashtuquajtura “Shtëpi-Shkolla”. Punën e vazhdoi në Gjimnazin nè fjalë si mësimdhënëse e lëndës së Gjuhës dhe letërsisë Shqipe. Zize S. Ismajli është e martuar në Gjilan me profesorin e ndjerë, Ruzhdi Ismajlin.
Ziza, jeton e vepron në Gjilan dhe
është nënë e tre fëmijëve: Arbërit, Artës dhe Arbenit, si dhe gjashtë nipave të mrekullueshëm: Arti, Ari,Aldi,Arbesi,Benari,dhe Rubenit.
Zonjës Zize ia urojmë pensionimin duke i dëshiruar përplot mbarësi në jetë dhe pleqëri të rehatshme. Faleminderit për kontributin e pashoq dhënë ndër vite për arismimin dhe edukimin e shumë gjeneratave të arta, të cilët tanimë janë shtylla kryesore e ndërtimit dhe rindërtimit të Republikës sonë.