Pas një karriere të gjatë në shërbim të dijes, Riza Fazliu, arsimtar, pedagog dhe inspektor i arsimit, i është bashkuar pensionistëve, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në arsimin e Gjilanit.
Për dekada, ai u dallua për profesionalizëm, përkushtim dhe dashuri ndaj punës, kolegëve dhe nxënësve. Nga mësues arti në “Ramiz Cërnica” e “Thimi Mitko”, deri te drejtimi i shkollës dhe udhëheqja e Inspektoratit Rajonal të Arsimit në Gjilan, Fazliu ka qenë shembull frymëzues i njeriut që i shërben dijes me përulësi e pasion.
Kolegët e tij në DKA Gjilan e kanë falënderuar për kontributin e madh në arsim dhe në dhënien e dijes brezave të rinj, duke e cilësuar si model profesionalizmi, urtësie dhe bashkëpunimi.