Ka arritur moshën e pensionimit Sekretarja Juridike e Gjykatës Themelore të Gjilanit znj. Nurie Zeqiri.
Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi dhe Administratorja, Florina Jerliu kanë falënderuar për kontributin shumë vjeçar në sistemin gjyqësor dhe i dëshirojnë shëndet pas pensionimit.
Ajo ishte shembull i një punëtoreje të zellshme dhe pa fjalë, e cila punoi mbi 45 vite në sistemin gjyqësor.