Sot është pensionuar shefi i Inspektoriatit për Punë në rajonin e Gjilanit, Basri Zejnullahu shkruan Radio Star.
Sot me 17 maj, shefi i Inspektoriatit të Punës për rajonin e Gjilanit, Basri Zejnullahu u përcoll për në pensionim nga stafi i Inspektoratit të Punës.
Me rastin e pensionimit të zyrtarit Zejnullahi, është organizuar edhe një ceremoni përcjellëse në pension, nga ana e Inspektoriatit të Punës për Rajonin e Gjilanit.
Historiku:
Basri Zejnullahu u lind me 15.05.1958 në Gjilan,
Shkollen fillore dhe atë të mesme ka kryer në qytetin e tij, kurse Fakultetin Juridik e kreu Prishtinë.
Zejnullahu më pas u punësua në kombinatin e tekstilit në “Intexh” në Gjilan , për një vit, kurse nga viti 1993 deri në vitin 2004, morri pozitën si Sekretar i shkollës në gjimnazin “Zenel Hajdini”, nga viti 2004 deri 2023 edhe ku u pensionua morri pozitën e Inspektorit të Punës, duke punuar afër 13 viteve, aty ishte edhe si udhëheqës për koordinim Rajonal në kuadër të Inspektoratit të Punës./Radio Star/