Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim lamtumirës zyrtarin, Baki Sylejmani nga Zyra Komunale për Pensione në Viti, i cila ka dalë në pension. Me këtë rast ai e ka falënderuar z. Sylejmani për punën e tij në institucionet komunale duke e vlerësuar lartë kontributin e tij në krijimin e institucioneve në kohën e pasluftës. Me këtë rast kryetari Haliti i ka ndarë atij edhe një mirënjohje për punën e bërë ndër vite.
Pensionohet zyrtari Baki Sylejmani, kryetari e falënderon për kontributin e tij ndër vite
Ndani këtë artikull