U pensionua sot zyrtari ligjor i DSHMS-së, z. Vebi Haziri.
Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, së bashku me zyrtarët e institucionit, e uruan dhe falenderuan z. Haziri për kontributin e dhënë për vite me radhë.
Gjithashtu shprehën mirënjohje të thellë për punën e tij profesionale, qasjen bashkëpunuese e personalitetin human.