Mbi 207 mijë qytetarë i janë nënshtruar procesit të regjistrimit të popullsisë për 10 ditë. Kështu kanë bërë te ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, derisa kanë njoftuar se ka interesim të komunitetit serb për regjistrim. Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se regjistrimi nuk është çështje e vullnetit individual.
Kanë kaluar dhjetë ditë prej kur ka filluar procesi i regjistrimit të popullsisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri tani janë regjistruar mbi 207 mijë qytetarë, teksa janë realizuar 112 mijë e 390 intervista të të gjitha grupeve etnike.
U.D Kryeshefi i ASK-së Avni Kastrati ka thënë se përkundër presioneve nga Lista Serbe, ka interesim të komunitetit serb për regjistrim.
Për presionet e Listës Serbe ndaj komunitetit serb për mos regjistrim është deklaruar për Teve1 Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Ai ka thënë se regjistrimi i popullsisë nuk është çështje e vullnetit individual.
“Përderisa votimi është çështje e vullnetit individual regjistrimi nuk është çështje e vullnetit individual janë parapa gjoba për ata të cilët nuk i nënshtrohen këtij procesi jashtëzakonisht të rëndësishëm për republikën e Kosovës të rëndësishëm për çdo vend demokratik ata të cilët kërcënojnë apo pengojnë kryejnë vepër penale dhe patjetër do të ballafaqohen me instrumente të drejtësisë”., tha ministri Xhelal Sveçla.
Derisa Halit Barani nga Këshilli për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ka thënë se komuniteti serb janë të ndikuar nga shteti serb për te gjitha proceset.
“edhe tani kur veçse ka fillu regjistrimi i popullatës pjesa dërrmuese e serbëve sigurisht nuk ka me guxu me dalë as me dhanë shënime me bo regjistrimin sepse pastaj e pësojnë sigurisht.”, deklaroi Halit Barani nga Këhsilli për të Drejtat dhe LIritë e Njeriut.
Një ditë pas fillimit të regjistrimit të popullsisë, shumica e regjistruesve serb kishin dhënë dorëheqje pas presionit nga Lista Serbe.
Derisa të premten, një numër solid regjistrues serb kishin nënshkruar kontratat me ASK-në për të vazhduar me procesin e regjistrimit të popullsisë.