Produktet nga Serbia e kanë kryesuar tregun kosovare për vite radhazi, të cilat u kanë zënë ‘frymën’ bizneseve kosovare dhe produkteve të tyre.
Pothuajse që tetë vitet e fundit, produktet e Serbisë arrijnë deri në 400 milionë euro brenda një viti, shifër kjo e cila vlerësohet të jetë e lartë.
Produktet të cilat kryesojnë në listën importuese të Serbisë i takojnë industrisë së ushqimit, ku shumë produkte me origjinë serbe ziejnë raftet nëpër dyqanet tregtare e ku qytetarët i blejnë dhe konsumojnë.
Por, tani ku është vënë taksa prej 100% , Serbia po i humb miliona euro nga produktet që gjithmonë i eksportonte në Kosovë.
Indeksonline ka siguruar nga Dogana një tabelë të importeve nga Serbia prej vitit 2005 e deri në këtë vit.
Që shtatë vite, Serbia ka arritur të eksportojë miliarda neto kilogram mallra.
Madje, këtë e ka bërë për disa vite radhazi, nga 2012 e deri në vitin 2017, janë miliarda neto kilogram që kanë hyrë në Kosovë, ndërsa vlera e tyre është miliona euro.
Siç shihet në këtë tabelë në vitin 2005 ka pasur import me të vogël të mallrave serbe në krahasim me vitet e tjera.
Në këtë vit në Kosovë janë eksportuar 489 miliardë e 646 mijë, e 530 euro e 51 cent.
Ndërsa, vlera në euro e kësaj sasie është 74 miliardë e 256 mijë e 547 euro e 24 cent, shkruan Indeksonline.
Mirëpo, kjo vlerë është rritur në mbi 1 miliard pas 5 viteve. Kështu në vitin 2010, importi i produkteve serbe është rritur në 1 milardë e 34 milionë, e 196 mijë e 355 euro e 92 cent, ndërsa vlera e tyre në euro ka kapur shifrën prej 252 milionë euro, saktësisht, 252,520,780,55.
Kjo sasia miliardësh e importit të produkteve nga Serbia në vitin 2011 ka rënë në mbi 851 milionë euro, ndërsa është rritur përsëri në vitin 2012, rritje kjo që ka vazhduar deri në vitin 2017.
Kështu, në vitin e kaluar në Kosovë kanë hyrë 1 miliardë e 188 milionë e 776 mijë e 577 euro., ku kjo sasi në euro kap shifrën afër 500 milionë euro produkte.
Ndërsa, edhe këtë vit, shifra e importit prej Serbisë nuk ka qenë e vogël.
Nga 1 janari e deri me 9 nëntor, sasia e importit në kilogram e produkteve të Serbisë është afër 1 miliardë euro, përkatësisht 989 milionë e 139 mijë e 454.39 cent. Këto produkte që shteti fqinjë i ka futur në vend kanë kushtuar mbi 373 milionë euro. Në total, për 13 vite, vlera e produkteve të importuara është 3 miliardë e 920 milionë e 494 mijë euro….
Këta numra tregojnë shifra të larta të sasisë së mallrave serbe që kanë hyrë brenda territorit tonë. Ndërsa, kjo tregon se sa shumë qytetarët e Kosovës i kanë konsumuar këto produkte, ky për çdo vit kanë hyrë miliona e miliarda kilogram produkte serbe.
Pa dyshim, sasia kaq e lartë e tyre ka ‘ngulfatur’ produktet kosovare dhe bizneset, për arsyeje dominimi në raftet e dyqaneve.
Mirëpo, taksa prej 100 për qind ka bërë që kjo shifër të bijë, ani pse dej me 9 nëntor, sasia e produkteve të importuara është me miliona kg.
Por, që nga hyrja në fuqi e taksës për produktet e Serbisë dhe Bosnjës, në Kosovë kanë hyrë vetëm dy kamionë.
Njëri me produkte serbe, ndërsa tjetri me boshnjake. Kurse, në kufi janë kthyer prapa më shumë se 20 maune.
Ndryshe, Kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar se kjo taksë nuk do të hiqët dëri në njohën e Kosovës nga Serbia. Ani pse, zyrtarët e BE-së kanë bërë thirrje që ky vendim të tërhiqet, të cilët po e vlerësojnë si shkelje e CEFT-ës dhe MSA-së.
Për këtë, të hënën Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hanhn, të hënën do ta vizitojë Prishtinën, ku do të takohet me Presidentin e vendit Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj.
Ndër temat që pritet t’i diskutoj me liderët kosovar është taksa.
Ndërsa, politikanët serb po deklarojnë se në komunat me shumicë serbe gjendja është alarmante, siç thonë ata ne mungesë të ushqimit e barnave.