Lindi me datën 06.12.1978 në fshatin Haxhaj dhe Vdiq me datën 05.11.2004.
Kreu shkollën fillore në fshatin Haxhaj kurse të mesmë në Zhegër. Rrjedh nga një familje patriotike e cila gjatë tërë jetës kontriboi për Atdhe. Gjatë vitit 1997 vendosi ta mirrte rrugën për gurbet si refugjat e atje u takua me disa shokë dhe pastaj me vëllaun e tij dhe vendosi të punojë për “Vendëlindja Thërret”.Pas një kohe filluna tubimet ku ai u bashkangjit ne një tubim madhështor “Për radhitjen në mënyrë vullnerare për në UÇK”. Qëatë fitë ai vendosi të radhitet i pari në ushtri, dhe në ora 10:30 u nisën për në Shqipëri ku udhëheqes ishte Milaim Zeka, pas një trajnimi të gjatë ai u zgjodhë njëri ndër më të mirët ku edhe u caktua të shkonte në Pashtrik te Komandant “Binak Gashi” dhe si deminues dhe ç’montues i minave në trojet e Kosovës, kryesisht në” Zonë e Pashtrikut”.
Pas përfundimit të luftës në Pashtrik ai udhëtoi në këmbë për në Dragobil tek shoku i tij i frontit Avdi Paqarizi ku së bashku bënë ç’montimin e mbi 120 minave . Pas kryerjes së detyrës në Dragobil ai së bashku me shokun e tij morën rrugën për në vendëlindjen e tij fshatin Haxhaj ku me mallë të madhë takoi familjarët e tij dhe Rrethinën e Karadakut. Pas çlirimit të trojeve të Kosovës ai vendosi te radhitet në UÇK në rajonin e Gjilanit ku Komandant ishte Ahmet Isufi dhe me urdherat e tij ai bëri ç’montimin e minave në kasarnen e Gjilanit dhe kasarnen Zabeli i Sahit Agës pastaj ndodhën disa ndryshime tek emri nga UÇK u shëndrua në TMK ku sipas urdhërave të komandantit vazhduan ç’montimet e minave duke u nisur nga oborri i Spitalit Rajonal të Gjilanit pastaj në fashatin Pogragj,Doberqan,Shurdhan,Përlepnic,Pasjak dhe me urdhër të KFOR-it në Kaqanik,Prizeren etj.
Pas kontributit që e dha në TMK ai vendosi te jetë në radhë të parë edhe në UÇPMB-në në njësi Speciale. Ai ishte një luftëtar i dalluar vendosi që aftësit e tij t’i ndaj me rekrutët e rinjë të asaj zone dhe t’i ushtronte për njësin në Dobrosin(Stublin). Gjatë kësaj rezistence me ushtrin Serbe ai humbi shokun e tij Komandant Terrin, me të cilin bëri armatimin më të fortë të UÇPMB-së. Pas urdhërit të KFORIT për ç’armatimin e UÇPMB-së ai u kthye detyrës së më parshme në TMK. Vazhdoi të kontribonte deri në vitin 2004 ku në një mënyrë tragjike rrugën Gjilan-Ferizaj humbi jetën.
Kjo ishte një histori e jetës së një 19 vjeçari ku në vitet më të bukura të rinis tha “Unë dua ti shërbej Vendit tim “ .Ky është Xhaxhai im Murat Dauti. Xhaxh unë jam dhe gjithmonë do të jem Krenare me ty, për atë se qfarë ke bërë jo vetem për familjen tënde po për gjithë vendin tënd Kosovën . Faleminderit xhaxh ty dhe të gjithë shokëve t’u që nuk dhatë vetëm vitet me të bukura të rinis por edhe Jetën.
Rest in Peace my Hero ?