Aksidentët me fatalitet këto ditë janë shtuar dukshëm.
Për 24 orë në Kosovë kanë humbur jetën gjashtë persona si pasojë e aksidenteve në trafik.
Një aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht fshatin Marmor, humbën jetën katër persona.
Të gjitha viktimat ishin nga familja Shala të fshatit Ponoshevc të komunës së Gjilanit.
Viktima e pestë është nga aksidenti në Malishevë, ku për pasojë një grua humbi jetën.
Rastin e konfirmoi për Indeksonline pak më parë mjeku kujdestar, Avdush Bajgora.
“Po, nga aksidenti në Malishevë një grua ka vdekur në QKUK, ndërsa, motra e saj është në gjendje të rëndë”, ka thënë shkurt Bajgora.
Nga ky aksident edhe motra e viktimës është në gjendje të rëndë, ku mjekët janë duke u përkujdesur për trajtimin e saj në QKUK.
Ndërsa, viktima e gjashtë është një këmbësor i vdekur nga një veturë në Prishtinë.
Ndryshe, Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon për respektim të rregullave në trafik.