Mbi 1,000 punonjës shëndetësorë kosovarë janë punësuar në Gjermani vetëm për nëntë muaj të vitit 2023.
Kështu ka njoftuar Instituti GAP për numrin e të punësuarve në sektorin shëndetësor në Kosovë dhe kosovarëve të punësuar në Gjermani, si mjek, ndihmës medicinalë, etj.
Sipas tyre, në vitin 2019, në Gjermani ishin të punësuar 5,440 kosovarë në Gjermani, kurse në Kosovë 14,582.
Kurse, janar-shkurt 2023 në Gjermani ishin të punësuar si punëtorë shëndetësorë 9,091 kosovarë. Në Kosovë ndërkohë ishin të regjistruar 14,786.
Numri i të punësuarve në Kosovë që nga viti 2019 deri vitin e kaluar nuk ka ndryshuar shumë, megjithatë në Gjermani të dhënat tregojnë situatë tjetër.