Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vizituar babain e ish presidentit Thaçi sot në festën e 28 Nëntorit.
Çitaku ndër të tjera ka shkruar se Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi po përballën me betejën e fundit për ne, për të kaluarën dhe të ardhmen tonë.
Postimi i plotë:
Në këtë ditë të madhe, baca Haxhi na priti në odë. Si gjithmonë, krenar.
Krenar me të birin dhe shokët e tij.
Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi po përballën me betejën e fundit për ne, për të kaluarën dhe të ardhmen tonë.
Kanë me u kthy fitimtarë.
#Liriakaemër