Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur Kryesinë e re të partisë, por asnjë prej 25 anëtarëve të zgjedhur nuk është nga Gjilani, raporton portali Mediafokus.info.
“Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë, ku fillimisht lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, theksoi vlerën e procesit të brendshëm zgjedhor si një proces i hapur, transparent dhe demokratik. Z. Veseli ka potencuar po ashtu, se PDK-ja do të ketë barrën e përgjegjësisë së madhe për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj besimin në shtetin dhe institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të kësaj partie.
Kryesia e re e PDK-së do t’i prijë kësaj partie në katërvjeçarin e ardhshëm.
Përndryshe, kjo është hera e parë që prej themelimit të kësaj partie që Gjilani mbetet pa përfaqësim në nivel qendror.
Këta janë anëtarët e kryesisë së PDK’së:
Kadri Veseli, Kryetar,
Abelard Tahiri,
Bajrush Xhemaili,
Bedri Hamza,
Betim Gjoshi,
Blerta Deliu,
Donjet Bislimi
Eliza Hoxha,
Elmi Reçica,
Enver Hoxhaj,
Ganimete Musliu,
Fehmi Mujota,
Floretë Zejnullahu,
Hajredin Kuçi,
Ilir Kurtishi,
Luljeta Veseli-Gutaj,
Memli Krasniqi,
Migjen Kelmendi,
Muzafer Shala,
Safete Hadërgjonaj,
Sami Lushtaku,
Shaqir Totaj,
Uran Ismaili,
Valdete Idrizi,
Xhavit Haliti.