Për herë të dhjetë ka dështuar zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës për konstituimin e institucionit më të lartë ligjvënës sërish përfundoi pa marrëveshje mes partive politike.
Kriza e bllokadës institucionale po zgjatet, ndërsa data e takimit të radhës ende nuk është caktuar.
Komisioni për zgjedhjen e kryeparlamentarit nuk ka kaluar, me këtë rast Avni Dehari e ka ndërprerë seancën për ta vazhduar të hënën në ora 10:00.