Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni përmes një njoftimi për ka bërë të ditur se në QKMF, për herë të parë ka filluar të bëhet PAP testi dhe ky shërbim do të jetë falas shkruan Radio Star.
Hyseni ka thënë se komuna e Gjilanit ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me AMC-së dhe Spitalit Regjional të Gjilanit dhe kjo do të financohet nga UNFPA.
Shkrimi i plotë:
PËR HERË TË PARË NË GJILAN DO TË BËHET PAP TEST-i NË QKMF DHE SHËRBIMI DO TË JETË FALAS
Fundi i vitit po përmbyllet me këtë super lajm për qytetarët tanë.
📝Kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet komunës sonë, AMC-së dhe Spitalit Regjional të Gjilanit që mundëson jetësimin e këtij projekti, financuar nga UNFPA.
🧪Pas trajnimit të personelit mjekësor të përzgjedhur, vajzave dhe grave do t’iu mundësohet kryerja e PAP testi-t falas dhe rrjedhimisht në 90% të rasteve do të arrihet të parandalohet kanceri në qafën e mitrës.
#perShendetesine