Nga Policia e Kosovës për vetëm katër muaj janë larguar 21 punonjës.
Në një përgjigje të Policisë për “Expose” thuhet se për periudhën Janar- Prill 2024, dorëheqje nga ky institucion kanë dhënë 21 zyrtarë.
“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se për periudhën Janar –Prill 2024, dorëheqje kanë dhënë 21 punonjës të PK-së (zyrtarë të uniformuar dhe Staf Civil)”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Policisë së Kosovës.