10 Tetori Dita Botërore e Shëndetit Mendor 🧠💡
Për nder të ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me shkollën e Artit Pamor ka realizuar ekspozitë të hapur për të gjithë nxënësit me moton “Kujdesi dhe ruajtja e shëndetit mendor në shkolla”.
Mjediset shkollore kanë potencialin më të lartë për promovim të shëndetit mendor optimal, në rastet kur ato ofrojnë hapësirën dhe mundësitë e duhura ,për femijet dhe adoleshentët të cilët ndërveprojnë në këto mjedise.
Për më shumë, shëndeti i mirë mendor del të jetë i ndërlidhur me rezultate më të mira në aspektin e edukimit dhe atë të sjelljes (bihevioral).
Ne si qeverisje rëndësinë e shëndetit mendor në shkolla e kemi prioritet kryesor, dhe për këtë kemi rekrutuar psikologë në shkolla me plan të veprimit konkret, në parandalim të dhunës dhe dukurive të tjera negative, në ngritje të mirëqenies së nxënësve, si dhe forcimin e bashkëpunimit me prindërit dhe komunitetin në tërësi.🍀