Kisha kënaqësinë që sot, në takimin e komitetit të Shërbimeve Publike…, ta mbështes, pa hezitim, kërkesën e Këshillit të fshatit Zhegër, për ndihmë financiare për ngritjen e shtatoreve të dëshmorëve Shaban e Sami Ukshini. Shuma e kërkuar, prej 7500 euro, nga këshilli I fshatit Zhegër, është gati sa 1/5 e vlerës së përgjithshme të projektit (vlera e projektit: 35000 euro).
Prandaj, merita për ngritjen e shtatoreve të këtyre dy dëshmorëve, në plan të parë i takon këshillit të fshatit Zhegër, si iniciator, pastaj të gjithë atyre donatorëve që me buxhetin e tyre e kanë mundësuar ngritjen e shtatoreve. Komuna e Gjilanit, duhet që vet të kujdeset, ta merr përgjegjësinë edhe për shpenzimet për ngritjen e monumenteve historike-përkujtimore, për të gjijthë dëshmorët e komunës sonë, pavarësisht në ç’hapësira të komunës vendosen ato.
Participimi I komunës me këtë shumë simbolike, është jo serioze dhe nuk reflekton përgjegjshmëri me qëllimin e luftës për liri, për të cilën edhe kanë rënë dëshmorët. Përndryshe, e vlerësoj lart kontributin e Këshillit të Fshatit Zhegër si iniciator për ngritjen e shtatoreve të vëllezëerve Ukshini – dëshmorë të luftës çlirimtare të Kosovës Lindore.
Poashtu mirënjohje për skultptorin për këtë vepër të bukur artistike. Shefik Surdulli, këshilltar komunal (PDK) dhe anëtar I Komitetit për Shërbime Publike